Sot nëntë raste të reja, ku janë zonat më të ”nxehta” të koronavirusit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit, ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 9 raste të reja me koronavirus dhe në total shkon 998 numri i të prekurve.

Numri i personave aktivë shkon në 177, kryesisht Tiranë, Durrës dhe Shkodër, teksa numri i viktimave ka shkuar në 32.

Deklarata e plotë nga Dr. Marjeta Dervishi/ Instituti i Shëndetit Publik:

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.
Pas më shumë se 3 javësh pa humbje jete nga COVID19, gjatë mbrëmjes së kaluar ka ndërruar jetë një 64-vjeçare nga Tirana, e cila vuante nga limfoma e trurit. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, fatkeqësisht 64-vjeçarja nuk ja doli të mbijetojë.

Që nga fillimi i epidemisë, 32 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19.

Pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 3 në Durrës dhe 1 në Shkodër. Të shëruar janë 6 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të COVID19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (24 Maj 2020)
Testime totale 14605
Testime molekulare 13279
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 998
Raste të shëruara 789
Raste Aktive 177
Humbje jete 32 (Qarku Tiranë 19, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 60
Durrës 53
Krujë 27
Shkodër 11
Berat 10
Kamëz 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1


Shtuar 24.05.2020 09:13