Katër në terapi intensive, si paraqitet gjendja e pacientëve tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se pavarësisht se ka pasur pacientë që kanë lënë spitalin infektiv të shëruar, aktualisht po trajtohen 15 pacientë, ndërsa 4 prej tyre janë në terapi intensive.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 146 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar pozitivë 9 raste.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 998 qytetarë. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.


Shtuar 24.05.2020 09:27