Si ishte jeta para koronavirusit në tre qytetet më të shtrenjta të botës (FOTO LAJM)

Bota po përjeton ngjarje që mund të ndryshojnë thellësisht mënyrën dhe standardin e jetesës me të cilin ishin mësuar, por ky ndryshim ishte i pamenduar para disa javësh.

Para makthit koronavirus, në botë jeta shkonte sipas disa trendeve të përcaktuara, që britanikja “The Economist” ka përmbledhur në një studim mbi koston e jetës.

Sipas renditjes së botuar, qyteti më i shtrenjtë në botë në vitin 2019 ka qenë qyteti-shtet i Singaporit, i ndjekur nga Osaka në Japoni, qyteti autonom i Hong Kongut në Kinë dhe Nju Jorku, shkruan A2cnn.

Ndërkohë, bën përshtypje vendi i 23-të i Londrës, dhe se në përgjithësi qytetet evropiane kanë patur një regres në renditje, pra janë gjithmonë e më të lira, relativisht me “rivalet” aziatike.

Titullin e qytetit evropian më të shtrenjtë e mban kryeqyteti francez, Parisi, i ndjekur nga Zyrihu dhe Gjeneva.

Po të përmbysim këtë klasifikim, do të shohim se qyteti më i lirë nga 144 të marrë parasysh është Damasku i Sirisë, ku janë ende të freskëta plagët e luftës civile dhe betejës kundër ISIS.

Ndjekin, jo pa surprizë, kryeqyteti i Uzbekistanit, Tashkent. Qyteti i Almaty në Kazakistan, dhe një kryeqytet historik si Buenos Aires, ku çmimet kanë rënë në mënyrë drastike nga kriza e brendshme financiare.


Shtuar 19.03.2020 07:20