Shumë vite më parë, Eli Fara befason me foton në lule të rinisë (FOTO LAJM)

Ajo njihet si një ndër këngëtaret më të bukura në Shqipëri dhe mosha e saj nuk e pengon aspak për të konkuruar vajzat e reja.

Së fundmi këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të saj shumë vite më parë dhe duket si një ikonë e modës dhe bukurisë të atyre viteve.

“Iku edhe kjo verë”, shkruan 53 vjeçarja krahas fotos ku etiketon edhe miken me të cilën ka pozuar.

Komplimentat nga ndjekësit dhe miqtë nuk kanë të mbaruar për dukjen e Eli Farës në ato vite.

Këngëtarja sot është nënë e një vajze, Marinës, jeta e së cilës përbën mjaft interes për ndjekësit./albeu.com/


Shtuar 27.09.2020 09:36