Shqiptarët “të pa interesuar” për të votuar, jehona tek maqedonasit ka arritur gati 50%, tek shqiptarët 26%

Jehona e votuesve deri në orën 15 është 31,78 për qind, bënë të ditur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasdite në konferencë për shtyp.

Janë përpunuar të dhënat e 3.435 vendvotimeve ku kanë votuar 576.576 qytetarë.

Jehonë më të madhe ka në Njësinë e Katërt Zgjedhore ku jehona është 35,56 për qind, ndërsa më e vogël edhe më tej është në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore – 22,85 për qind.

Në Njësinë e Parë Zgjedhore jehona është 34,51, në Njësinë e Dytë Zgjedhore – 29,96, në Njësinë e Tretë – 37,24, në Njësinë e Katërt -35,56, në Njësinë e Pestë – 31,51 dhe në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore – 22,85 отсто.

Deri më tani, siç informon zëdhënësi i KSHZ-së Admir Shabani, nuk janë parashtruar ankesa. Ka pasur ndërprerje të vogël të votimit në vendvotimin në fshatin Llojan, ndërsa arsye ka qenë mosharmonizimi i numrave serikë të fletëvotimeve. Votimi më vonë ka vazhduar dhe po zhvillohet pa ndërprerë.

“Sa i përket ndërprerjes së votimit në Likovë, në vendvotimin në fshatin Llojan, kemi marrë informacione se ka pasur ndërprerje të shkurtër, ndërsa arsye për ndërprerjen ka qenë mosharmonizimi i numrave serikë të fletëvotimeve. Ndërprerja ka zgjatur derisa Këshilli Zgjedhor nuk ka kontrolluar nëse janë në numër, me ç’rast është konstatuar se ka aq fletëvotime sa votues janë të regjistruar në listën zgjedhore. E gjithë kjo gjendje e konstatuar në procesverbal. Atje votimi ka vazhduar dhe rrjedh pa ndërprerë”, sqaroi Shabani.

Sipas njësive zgjedhore jehonë më të madhe ka në Njësinë e Parë Zgjedhore në Qendër – 38,82 për qind, në Karposh – 38,4 dhe në Kisella Vodë – 36,77 për qind, që do të thotë se dalje më tepër ka në vendbanimet maqedonase.

Në Njësinë e Dytë Zgjedhore ndahet Gjorçe Petrovi me 36,74 për qind dhe Buteli me 34,54 për qind.

Në Njësinë e Tretë Zgjedhore edhe më tej më e madhe është jehona në Probishtip – 44,32 për qind, pastaj vijojnë Llozova – 42,46, Berova – 41,09 dhe Gradsko – 37,62 për qind. Edhe në këtë njësi mund të konkludohet se maqedonasit kanë votuar madje deri 44 përqind.

Në Njësinë e Katërt Zgjedhore jehonë më të madhe ka në Gjevgjeli – 44,01 për qind, si dhe në Demir Hisar – 42,52 dhe Negotinë me 41,5 për qind.

Në Njësinë e Pestë Zgjedhore, jehona në Vevçan është 49, 2 për qind, në Krushevë – 47,02 për qind dhe në Debërcë – 36,07 për qind. Edhe në këtë njësi mund të vërehet se gjysma e votuesve kanë realizuar të drejtën e tyre.

Në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, ka ka jehonë më të vogël nga të gjitha njësitë zgjedhore, më shumë në votime kanë dalë në Tetovë 26,17 për qind dhe në Jegunoc – 25,31 për qind, zona të banuara kryesisht nga shqiptarët.

Konferenca e ardhshme për shtyp në të cilën KSHZ-ja do të publikojë të dhëna të reja për jehonën është caktuar për në orën 17:30.

/Zhurnal.mk/


Shtuar 15.07.2020 15:50