Shpresë pas rekordit të zi, ulet sërish numri i viktimave në Spanjë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë ka shënuar rënie për te treten dite radhazi, raporton BBC.spital spanje

Parditen e sotme Ministria sanjolle e Shendetesise raportoi per 510 viktima ne 24 oret e fundit.

Të Premten numri i të vdekurve ishte 605, nderkohe qe dita më e keqe në Spanjë ishte 2 Prilli, kur vdiqën 950 njerëz.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, ka arritur në 16,353.mjeke

Sa i përket numrit të të infektuarve, autoritetet spanjolle njoftuan se ai ka shkuar në mbi 161 mijë.

Spanja, është vendi i dytë pas Italisë për nga numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi i ri.

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë ka rënë për disa ditë, duke dhene keshtu shpresë se më e keqja e shpërthimit ka mbaruar.


Shtuar 11.04.2020 11:21