Shkrumbohet në flakë makina në Vlorë, dyshimet e para

Një automjet është shkrumbuar në flakë ditën e sotme në qytetin e Vlorës teksa ka qenë e parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti rreth orës 03.10.

Nga djegia e automjetiti tip “Mitsubishi Pajero” me targa AA 700 YO, nuk ka patur të lënduar. Deri tani dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.

Policia ka njoftuar se mjeti është në pronësi të M. N por ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.


Shtuar 20.06.2020 07:45