Shkrumbohet “Benzi” luksoz në Bypassin e Fierit

Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në Bypassin e Fierit në afërsi të fshatit Shtyllas.

Mësohet se shkak është bërë një defekt në automjet. Automjeti është i tipit benz i cili është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Shtuar 26.07.2020 12:17