Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 23 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 146.
Ndërkohë, numri i të shëruarëve ka shkuar në 17 nga 10 që ishte dje.
Të lidhura
None found
Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit hartës i janë shtuar Kruja, Hasi, Berati dhe Lezha.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
• Tiranë 83 qytetarë
• Durrës 9 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 3 qytetarë
• Fier 14 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 11 qytetarë
• Vlorë 5 qytetarë
• Shkodër 3 qytetarë
• Lezhe 4 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë
• Krujë 1 qytetar
