Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër person të dyshuar për shkëmimin e zjarrit që ndodhi në datën 05.02.2020 në pedonalen e qytetit.
Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit:
L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.