Shkatërrohet grupi që mbushte Milanon me të “bardhë”, shqiptari ishte koka e bandës

Një grup i trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar në Itali nga Policia italiane.

Sipas mediave fqinje, në pranga kanë rënë nëntë persona që akuzohen për menaxhimin e një rrjeti të tërë të trafikut të kokainës me destinacion sheshet në provincën e Monzës dhe Brianzës dhe në zonën e Milanos.

Mediat e huaja shkruajnë se në krye të grupit ishte një shqiptar 30-vjeçar, tashmë i arrestuar si rezultat i hetimeve.

Të arrestuarit janë katër shqiptarë, tre italianë dhe dy rumunë, të cilët ishin gjithashtu baza që vepronte mes provincave Monza, Milano, Varese dhe Holland.


Shtuar 30.05.2020 14:55