SHBA e gjunjëzuar, mbi 76 mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19

Në SHBA numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 ka shkuar në 76, 938 në total, sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 2073 persona pra kemi një rritje të viktimave. Po ashtu edhe numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA ëshët rritur duke shkuar në rreth 1,3 milionë. SHBA është vendi më i prekur në botë nga pandemia e koronavirusit.

Koronavirusi ka prekur të gjitha fushat. “Më shumë se tre milionë persona janë regjistruar për herë të parë si të papunë javën e kaluar në SHBA dhe numri total i të papunëve të kompensuar ka arritur nivelin më të lartë”, shkruajnë mediat e huaja.


Shtuar 8.05.2020 06:22