“SHBA do vazhdojë mbështetjen”, ambasadorja Kim reagon pas çeljes së negociatave

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë. Përmes një mesazhi në ‘Tëitter’ dimplomatja amerikane theksoi se ky vendim i BE tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur të qeverisë si dhe të qytetarëve.

Mes të tjerash ajo theksoi se SHBA do të vijojë të mbështesë reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin në BE.

“Vendimi i Bashkimit Europian për të hapur bisedimet e pranimit tregon se Shqipëria pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe të qytetarëve. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese!”, shkruan ambasadorja.


Shtuar 24.03.2020 14:28