“Seancë turpi”, Maliqi: Do tërhiqem nga politika nëse nuk fiton opozita e bashkuar

Deputeti Lefter Maliqi e ka konsideruar seancën e sotme të turpshme, teksa mazhoranca kërkon që të kalojë sot në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Maliqi tha se në rast se PS fiton zgjedhjet e 25 Prillit, megjithë makinacionet që është duke bërë, vetë ai do të tërhiqej përfundimisht nga politika.

“Sot një seancë turpi, e pështirë, çfarë do që të bëjnë me ndryshimet në Kodin Zgjedhor tregojnë frikën e tyre, ku janë këta që morën teprisë dhe timonin, këta që kishin gjysmën e parlamentit, pre ndryshojnë koalicionet, pse nuk i hapën listën, pse kanë frikë se parlamentin, bandat i kanë.

Ju sot po gënjeni dhe po mashtroni të gjithë shqiptarët, po shkelni marrëveshjen e 5 qershorit, po mbyllni Shqipërinë, por çfarë do që të bëni fitorja do jetë plebishitare, nëse nuk fiton opozita e bashkuar, unë do largohem përfundimisht nga politika”, tha Lefter Maliqi.


Shtuar 5.10.2020 08:52