Mashtroi, arratiset mjeku që deklaroi shtatëzaninë e Fjolla Morinës

Mjeku i parë që i ka nxjerrë këngëtares Fjolla Morina një raport fals se është shtatzënë,është arratisur në Kosovë.

Analiza e parë është bërë në Kukës, teksa mësohet se ai është larguar drejt Kosovës. Ndaj tij rëndon akuza për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Sipas ekspertizës së mjekut gjinekolog, këngëtarja e arrestuar ishte dy muajshe shtatzanë.

Fillimisht u tha se ky lajm ishte i papritur edhe për vetë Fjollën, e cila deklaroi se është ndjerë e befasuar kur e ka mësuar nga bluzat e bardha.


Shtuar 22.09.2020 12:05