Mbillte kanabis në shtëpi, si e pësoi tepelenasi

Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në Tepelenë.

Bëhet fjalë për R. P., 45 vjeç, banues në fshatin Dragot, Tepelenë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në datën 04.09.2020, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dragot, Tepelenë, në oborrin e banesës së tij u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Materialet në ngarkim të shtetasit R. P. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.09.2020 12:05