Rezultoi pozitiv me koronavirus, sa e gjerë është harta e njerëzve që mund të ketë takuar Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Aktualisht sipas informacioneve, ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe është karantinuar për të shmangur përhapjen.

Por çfarë e bën shqetësues këtë lajm, është fakti se si drejtor i urgjencës, Brataj ka patur një sërë takimesh me njerëz nga shumë fusha.

Përfshirë këtu stafin mjekësor, administrativ etj. Madje ai ka qenë edhe i ftuar në disa studio televizive ku ka folur pikërisht për koronavirusin në këtë situatë të vështirë.

Kjo bën që harta e njerëzve që mund të jenë infektuar nga Brataj të jetë goxha e gjerë. /albeu.com/


Shtuar 24.03.2020 12:42