Reshje shiu dhe vranësira, si do të mbajë sot moti

Moti këtë të martë do të jetë me alternime kthjellimesh në zonën perëndimore dhe vranësira të pasuara nga rrebeshe shiu dhe stuhi në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale deri në 8m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 14/25°C

Zonat e ulëta 16/28°C

Zonat bregdetare 18/27°C.


Shtuar 9.06.2020 06:19