Ramës nuk i del e keqja me rrjetin: Keni qejf të më krahasoni me Skënderbeun

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të tij me qytetetarët ka përmendur edhe ironinë që ka qarkulluar shpesh në rrjet për krahasimet e tij me Skënderbeun.

Që nga dita kur Elisa Spiropali e krahasoi kryeministrin Rama me Skënderbeun, në rrjet nuk është harruar akoma.

“Në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut, meqë keni qejf të bëni ironi me Skëndërbeun, nuk ka vdekur njeri nga uria”-ka thënë ai duke iu përgjigjur atyre që sipas Ramës, gënjejnë se mund të vdesin nga uria.

Ndërkohë përsa i përket paketës 2 në lidhje mesat e marra për problematikat që ka shkaktuar Covid-19, Rama ka theksuar edhe njëherë se pagat e luftës do të shpërndahen normalisht.


Shtuar 14.04.2020 11:37