Rama uron Fiter Bajramin: Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë çdo familjeje që sot feston

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Kreu i qeverisë uron nga facebook-u që Zoti të dëgjojë lutjet e besimtarëve.

“Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve

Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, shkruan Rama.


Shtuar 24.05.2020 11:59