Rama shkon sot në Kosovë, kë do të takojë

Ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama do të vizitojë Kosovën.

Ai do të takohet me thuajse të gjithë udhëheqësit e vendit, duke nisur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlametnarja Vjosa Osmani si dhe liderët e partive.Edi Rama4

Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaft të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Vetë Rama kujtojmë se në Kuvend, të enjten e kaluar u shpreh i indinjuar për aktakuzën e cila sipas tij ishte një goditje e ulët. /albeu.com/


Shtuar 29.06.2020 06:49