Rama flet pas takimit në Prishtinë, e quan aktakuzën ndaj Thaçit fletë-rrufe

Kryeministri i vendit, Edi Rama vizitoi ditën e sotme Prishtinën. Në fokus të kësaj vizite zyrtare pritej që të ishte situata në vend pas aktakuzave të dorëzuara nga Prokuroria Speciale në Gjykatën e Hagës ndaj Thaçit e Veselit për krime lufte .

Tashmë, me anë të një reagimi në mediat e tij sociale, Rama shkruan se në Prishtinë ndodhet për të mësuar më shumë rreth “fletë-rrufesë” speciale që do hyjë, sipas tij, si një njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë.

Postimi:

NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI NË HISTORINË BOTËRORE DREJTËSISË, QË PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VETËM NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE!


Shtuar 29.06.2020 11:18