Shqiptarët duket se nuk heqin dorë lëhtë nga bastet sportive.
Edhe pse ato janë ndaluar prej kohësh, jo të gjithë janë bindur.
Këtë herë në pranga është vënë banakieri i një lokali, ndërkohë që pronari është shpallur në kërkiml.
Policia e Shkodres njofton se nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku 22 vjecari A. Xh. punonte si banakier, efektivet gjeten në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.
NJOFTIMI
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme.
Në vijim të kontrolle të ushtruara nga shërbimet e Policisë në qytetin e Shkodrës, për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit, u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, shtetasi A. Xh., 22 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.