Po hynte në Shqipëri nga Rinasi, çfarë i zbulua në valixhe 63-vjeçarit

Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 67850 paund duke proceduar penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.


Shtuar 26.09.2020 07:39