Një sherr mes tre personave, ka përfunduar me një të plagosur dhe një në pranga.
Policia e Pogradecit ka ndërhyrë dhe ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Vërri, Pogradec (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
Të lidhura
None found
Po ashtu u shpall në kërkim shtetasi E. N., 30 vjeç, banues në Pogradec.
Sipas bluve, në vendin e quajtur “Ura e Selcës” në fshatin Vërri, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin K. L., 65 vjeç, e kanë goditur me mjete të forta këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime trupore, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
