“Plas” sherri në mbledhjen e Këshillit Politik, Rama kërkon pushim

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar 5 minuta pushim në mbledhjen e Këshillit Politik e cila është shoqëruar me debate të forta mes të pranishmëve.

Rama ka kërkuar nga opozita jashtëparlamentare që të marrë parasysh dhe kërkesat e asaj që është brenda parlamentit, pasi në të kundërt nuk mund të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Kërkesa e Ramës për ndërprerjen e mbledhjes ka ardhur pas rezistencën që ka bërë opozita jashtëparlamentare për të mos ndryshuar kushtetutën, pasi kjo lëvizje sipas tyre bie ndesh me marrëveshjen që është arritur në 5 Qershor, me dakordësinë dhe të ambasadës amerikane.


Shtuar 20.07.2020 12:08