Përplasi 8 vjeçarin dhe ia mbathi nga vendngjarja, lihet i lirë autori

Mbrëmjen e djeshme një makinë ka përplasur një fëmijë 8-vjeçar në qytetin e Vlorës dhe është larguar menjëheë nga vendngjarja.

Policia ka vendosur që ta procedojë në gjendje të lirë shoferin M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Xhyerinë, Vlorë.

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku”, pranë një karburanti, ku u áksidentua fëmija i mitur, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fëmija ka thyer njërin krah ndërsa ka marrë edhe dëmtime të lehta në trup, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Makina që ka shkaktuar aksidentin është tip “Audi” dhe drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes pa i dhënë as ndihmën e parë fëmijës.


Shtuar 6.05.2020 08:49