Paralajmërojnë rezistencë, artistët kalojnë natën në ambientet e Teatrit Kombëtar

Pas miratimit të vendimit të Këshillit Bashkiak një ditë më parë për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar, artistët dhe përfaqësues të Aleancës kanë kaluar mbrëmjen e tyre në Teatër më shumë se zakonisht.

Ata mohojnë kategorikisht ta pranojnë vendimin ndërkohë që pritet rezistencë.

Ndërkohë reagimet për prishjen e Teatrit kanë qenë të shumta nga përfaqësues të lartë të shtetit si presidenti Ilir Meta i cili ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu ka reaguar edhe Europa Nostra, ku ka theksuar se Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë.

27 muaj qendrese e palodhur…kjo nuk eshte kauza jone, eshte kauza e te gjitheve. Mobilizim total 24 ore me te gjitha forcat per te ndaluar demarshin e krimit te veshur me pushtet.
Ruajme trashegimine, identitetin, dinjitetin, luftojme per drejtesi!-ka shkruar Aleanca këtë mëngjes.


Shtuar 15.05.2020 06:26