Panik në Tiranë, një person tenton të hidhet nga pallati

Një ngjarje e rëndë po ndodh në këto momente në Tiranë ku një përson ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia.

Ai po tenton të vetëhidhet nga një pallat në banesat sociale në lagjen Shkozë në kryeqytet.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe forcat zjarrëfikëse.

Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.09.2020, rreth orës 18:25, tek uzina autotraktoreve, shtetasi J.B., rreth 60 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëhidhet nga lartësia, i cili u neutralizua nga shërbimet e Policisë dhe me pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 3.09.2020 16:49