Pamjet e fundit nga fluturimi i helikopterit të Kobe Bryant (VIDEO)

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter.

Piloti, inxhinieri dhe ish-drejtori i linjës ajrore, Robert Ditchey, ka thënë se nëntë viktimat mund të ishin shmangur ndërsa hetimi për aksidentin ende vazhdon.

Komente të tij erdhën pasi pamjet e reja u shfaqën dukshëm që tregojnë se helikopteri i Bryant po fluturonte shumë ulët, disa minuta para goditjes fatale.

“Kjo tragjedi ishte krejtësisht e shmangshme, dhe nga ana e disa njerëzve mund të shkoj aq larg sa të them se ishin të papërgjegjshëm”, ka thënë fillimisht Ditchey për USA Today.

“Këtu është njëri nga njerëzit më të rëndësishëm në botë që vjen në një fund tragjik si ky dhe ju thoni, “Pse? Çfarë dreqi ndodhi?”.

“Ata ishin në mjegull dhe ishin duke rënë në tokë, por duke u përpjekur të fluturoni lart dhe mezi mund ta shihni”.

“Ai është vetëm 100 metra larg mbi tokë. Në atë zonë të Luginës së San Fernando keni male në të dyja anët… dhe retë i kanë errësuar ato dhe piloti nuk ka aq hapësirë ??për tu manovruar”.

“Moti ishte i keq aq sa edhe policia nuk mund të fluturojë. Pse duhet ta bënte Kobe?”, përfundoi eksperti i aviacionit.

Të nëntë trupat tani janë gjetur nga vendi i përplasjes ndërsa video është publikuar nga “Daily Mail” ku tregon se helikopteri po fluturonte shumë pranë tokës disa minuta para se të ndodhte tragjedia.


Shtuar 29.01.2020 10:45