Nuk justifikoi milionat, shkarkohet nga detyra gjyqtari i gjykatës së Tiranës

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të Tiranës, Neritan Cena.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi sotpasi u gjetën probleme me pasurinë e tij.

Sipas KPK u gjetën transaksione të shumta në dhurata, dhe hua nga persona të lidhur me të, si dhe shitje në së paku dy raste të makinave të ndryshme me çmime më të larta sesa çmimet e blerjes.


Shtuar 6.10.2020 08:40