Një vajzë dhe dikush tjetër në motorr, kush qëlloi mbi automjetin në Shkodër

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në fshatin Vukatanë të Shkodrës.

Dy persona, njëra femër, me bluzë të bardhë, që lëviznin me motor kanë qëlluar me armë një automjet shkruan abcnews.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nuk ka patur të plagosur ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Sakaq policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij krimi.


Shtuar 29.06.2020 11:02