Një tjetër i ri në Fier tenton të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit

36-vjeçari Taulant Jemini mëngjesin e sotëm ka tentuar t’i japë fund jetës në shtëpinë e vjehrrit të tij.

Mësohet se Jemini, me banim në Tiranë, ka lënduar veten, dhe tashmë ndodhet në Sptalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

“Sot rreth 08:30, në Patos, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Sptalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën me dije policia.

Kujtojmë se pak ditë më parë Elton Meta, një tjetër banues në Fier bëri rezistencë me armë ndaj Policisë, dhe tentoi të vetëvritej në shtëpinë e vjehrrit të tij por në fund negocioi me policinë.


Shtuar 25.09.2020 07:54