Rruga e Durrësit në Tiranë është bllokuar. Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak ka njoftuar nisjen e punimeve në këtë nyje të qarkullimit në Tiranë.
Për shkak të ndërhyrjeve që do kryhen, nga kjo javë qarkullimi në rrugën e Durrësit do kalojë nga “Mine Peza”.
“Nga sheshi Skenderbej deri në Zogun e Zi do ketë ndërhyrje. Nga kjo javë qarkullimi në rrugën e Durrësit do kaloj nga Mine Peza. Në rrugën e Durrësit do jetë kantier do lejohet vetëm policia. Mirëkuptim, por do e përfundojmë së shpejti”, është shprehur Veliaj.
“Ruga e Durrësit” është një nga nga segmentet kryesore të qarkullimit në Tiranë.