Në një lidhje me Ibrën, flet për herë të parë Diletta Leotta

Prej disa kohësh është folur për një flirt mes Diletta Leotta-s dhe Zlatan Ibrahimovic.

Në fillim ka ardhur videoja e një aplikacioni për ushtrime fizike, më pas një darkë me disa miq në Milano, tani zërat për një lidhje të lindur nën diellin e Sardenjës.

Në fund, prezantuesja e bukur nuk ka arritur të qëndrojë pa folur dhe, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, ka bërë të ditur për të përditshmen britanike SunSport të vër tetën për marrëdhënien e saj me futbollistin: “Nuk ka asnjë lidhje”.

“Nuk ka asnjë koment për të bërë sepse nuk ka asnjë lidhje mes të dyve, vetëm një bashkëpunim profesional”, kanë thënë përfaqësuesit e Leotta-s.


Shtuar 20.08.2020 16:21