“7×7 janë 42”, Halit Valteri tallet me gafën e famshme të Bashës në Tik Tok (VIDEO)

Deputeti i opozitës Halit Valteri së fundmi në Tik Tok ka publikuar një video me gafën e famshme të kryedemokratit Lulzim Basha.

Ishte koha kur doli të replikonte ndaj fjalës së Ramës, i cili i kërkoi që të dilte të vërtetonte 400 milionë eurot për impiantin e përpunimit të mbetjeve.

Rama tha se do jepte dorëheqjen nëse do e vërtetonte shumën. Por Basha duket se ngatërroi shifrat dhe bëri lapsuse që mbetën në kujtesën e të gjithëve kur i duhej të shumëzonte. “Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë”, tha Basha, ndërsa salla e Kuvendit u përfshi nga të qeshurat. Por kreu i PD u ngatërrua edhe në mbledhjen e shumave. “49 + 36 bëjnë 95”, tha Basha, në një kohë kur bëjnë 85.

Deputetët e PS u përfshinë nga të qeshurat ndërsa Basha u ndje jo pak në siklet. “U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”, iu drejtua Basha deputetëve të PS të cilët qeshnin vazhdimisht. Këto momente së fundmi janë risjellë edhe një herë ë vëmendje nga deputeti Haliti.


Shtuar 20.08.2020 16:31