Në cilat vende është shfaqur koronavirusi dhe sa viktima ka shkaktuar deri më tani?

Aktualisht numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar në 3286 persona, ndërsa i të prekurve po afrohet në 95 425.

Aktualisht Italia fqinje është pas Koresë së Jugut vendi më i goditur jashtë Kinës me mbi 3 mijë persona të prekur dhe 107 të vdekur.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins, deri në orën 9:00, 5 mars 2020, janë identifikuar 95 425 persona të infektuar nga koronavirusi, prej të cilëve 53 399 janë shëruar dhe 3 286 kanë vdekur.

Nga rreth 95 mijë të prekurit, mbi 80 mijë janë në Kinë, ku ka patur 3 013 të vdekur.

Në Shqipëri autoritetet thonë se nuk ka ende një rast me të infektuar, virusi ka prekur 81 vende të tjera veç Kinës, në të cilat janë identifikuar rreth 15 mijë të prekur dhe ka patur 273 të vdekur.

Italia me 107 të vdekur është vendi me numrin më të lartë të të vdekurve pas Kinës, pasuar nga Irani me 92 dhe Korea e Jugut me 35.

Numri i të vdekurve është shtuar dhe në SHBA, ku ka arritur në 11.

Rastet e të prekurve vazhdojnë të shtohen dhe në Europë, ku janë prekur 31 vende (Francë, Gjermani, Spanjë, Zvicër, Britani të Madhe, Norvegji, Suedi, Holandë, Austri, Islandë, Belgjikë, San Marino, Danimarkë, Kroacië, Greqië, Finlandë, Republika Çeke, Rumania, Portugalia, Gjeorgjia, Rusia, Irlanda, Estoni.

Ditët e fundit raste të para janë shënuar në Maqedoninë e Veriut, Luksemburg, Andorra, Armeni, Letoni, Bjellorusi dhe Lihtenshtejn.

Ndërsa në Greqinë fqinje, numri i të prekurve ka shkuar në 10.


Shtuar 5.03.2020 08:47