Ndahet nga jeta në moshë të re efektivi i policisë së Tiranës

Një lajm i hidhur vjen nga Policia Bashkiake e Tiranës ku një efektiv i kësaj strukture është ndarë nga jeta.

Efektivi Besfort Dajçi është ndarë nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

“Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve, shokëve dhe kolegëve. Do të kujtojmë gjithmonë Besfort, me mall dhe respekt”, thuhet në njoftimin e policisë bashkiake për efektivin i cili ishte një i ri i respektuar dhe tejet profesional në punën e tij.


Shtuar 11.05.2020 13:48