Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena.
Është shuar ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena, në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm.
Të lidhura
None found
Ajo është ndarë nga jeta vetëm pak orë më parë në Mjekimin Intenziv në QKUK.
Aktorja është shtruar në spital 20 ditë më parë.
“Është pranuar në mjekimin Intensiv me 6 mars. Për shkak të një problemi që e ka pasur në regjionin e barkut, ne ia kemi bërë një intervenim kirurgjik. Pacientja ka ndërruar jetë sot në orën 09:50”, ka thënë Uka.
Aktorja ishte pjesë e shumë filmave, serialeve vendore dhe përtej saj. Së fundi ishte pjesë e serialit “Çka ka shpija”./Express/
