Napoli-Inter, pjesa e parë mbyllet me 3 gola dhe nje rezultat surprizë (VIDEO)

Napoli dhe Interi zhvilluan një pjesë të parë me ritëm në stadiumin “San Paolo” sa i takon javës së 18-të të Serie A.

Zikaltrit e mbyllën në avantazh 1-2 fraksionin e parë kundër të kaltërve. Zikaltrit zhbllokuan sfidën pas një kundërsulmi perfekt me autor Romelu Lukakun. Sulmuesi belg e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 15-të.

Ish-sulmuesi i Manchetser United dyfishoi shifrat në minutën e 33, pas një gafe të portierit vendas Alex Meret. Napoli e rikthen në lojë sulmuesi Arkaduiz Milik, që nguushton shifrat në minutën e 39-të.

Pjesa e dytë pritët të dhurojë emocione pasi ekipi i drejtuar nga Gennaro Gatusso nuk mund të pajtohet e këtë rezultat, ndërsa Interi do të synojnë që të marr kreun e Serie A.


Shtuar 6.01.2020 20:44