Motorri merr përpara 6 vjeçarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën e “Kavajës” në Tiranë, ku një motorr ka aksidentuar një fëmijë 6 vjeç.

I mituri u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.07.2020 09:39