”Mos ta humbasim për mustaqet e Çelos”, Rama ka një tjetër mesazh

Kryeministri Rama ka dalë sot me një apel të fortë për qytetarët.

Ai ka theksuar se nuk e ndalim vdekjen të na marrë njerëz, por të shmangim kërdinë për shkak të papërgjegjshmërisë, dhe ka përsëritur thirrjen për izolim, dhe respektim të rregullave të vendosura.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Siç e patë humbi jetën dhe një 42v vjeçar që nuk vuante nga ndonjë sëmundje kronike, ngushëllime familje së tij, dhe të gjithë atyre që kanë humbur jetën. Dihet që kjo mortje që ka pushtuar botën synon të moshuarit dhe më të dobëtit, por nuk përjashton as të rinjtë.

Ju lutem, ju lutem, qendroni në shtëpitë tuaja, kur shkoni në pazar ose në bankë, rrini në radhë në vijë të drejtë, çfarë dreqin ka të vështirë kjo.

Kaq e vështirë është që ta kuptoni se kjo i jep krahë armikut, shikoni çfarë ndodh në botë, në vendet më të zhvilluara, ku po mendohet që të shtohen vendet në varreza. Është qesharake ta humbasin këtë vetëm për mustaqet e Çelos, kush nuk e ka marrë vesh që virusi do të prekë shumicën prej nesh e ka gabim.


Shtuar 23.03.2020 13:19