Momenti i dhimbshëm, pacienti me Covid-19 përshëndet me dorë familjarët para se të futet në spital

Një fragment sa i dhimbshëm aq edhe shpresëdhënës është fotografuar sot në ambientet e Shefqet Ndroqit.

Një pacient sëmurë me koronavirus është transferuar mesditën e sotme nga Spitali Infektiv drejt Sanatoriumit, i cili është tashmë spitali COVID 2.

Pacienti, rreth 65 vjeç ishte i vetëdijshëm.

Ndonëse me karrocë dhe i lidhur me aparaturën e oksigjenit ai ka përshëndetur familjarët nga larg me dorë dhe më pas është hipur në ambulancë. Sipas bluzave të bardha, pacienti është në gjendje stabile.


Shtuar 11.04.2020 11:42