Mjeku i QSUT vetëkarantinohet: Vizitova tre të prekur me koronavirus pa veshje speciale (VIDEO)

Ilir Allkaj, mjek i urgjencës paraspitalore në QSUT ka bërë një video ndërgjegjësuese të cilën e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Aktualisht ai është vetëkarantinuar për shkak se ka vizituar tre pacientë të dyshuar si të infektuar, por pa veshjen speciale e cila do mund ta mbronte nga infektimi.

Pikërisht nisur nga vetja, ai ia bërë një thirrje mjekëve të cilët janë të parët në front me këtë virus, që të bëjnë shumë kujdes kur vizitojnë personat e dyshuar.

Ai gjithashtu ka kërkuar t’ju sjellin maska, veshje speciale në mënyrë që të kursehet jeta e mjekëve dhe infermierëve. /albeu.com/


Shtuar 11.03.2020 15:47