Koronavirusi nuk humbet kohë dhe ccdo ditë që kalon, numri i viktimave rritet.
Ndërkohë që flasim numri i të infektuarëve në mbarë botën i ka kaluar 1 milion, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 53,238.
Ndërkohë mbi 49 mijë vdekje janë regjistruar jashtë Kinës. Italia dhe Spanja janë vendet ku numri i viktimave po rritet me shpejtësi.
Në shtetin fqinj zonat më të prekura janë Lombardia dhe Veneto, por jo vetëm. Numri i viktimave në Itali i ka kaluar 13,900.
Ndërkohë Spanja është vendi, i cili po përballet edhe më keq me luftën kundër koronavirusit.