Mbi 33 milionë të prekur nga COVID-19 në botë, sa ka shkuar numri i viktimave

Shifrat e të prekurve nga koronavirusi janë ende në rritje. Mbi 33 milionë persona rezultojnë të prekur nga Covid-19 në të gjithë botën. “Worldometers.info raporton se numri i personave të të infektuarve ka arritur në 33,058,557.

Ndërsa nuk kanë mundur që të fitojnë betejën me virusin 998,747 si dhe 24,411,621 persona janë shëruar.

Të lidhura

None found

Mes këtyre shifrave, vendin e parë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7,280,860 të infektuar, 209,090 të vdekur dhe 4,511,736 pacientë të shëruar. Ndërkohë, vendin e dytë e zë India me 5,990,513 persona të infektuar, 94,533 viktima dhe 4,938,641 të shëruar.

Ashtu siç dihet tashmë, vendin e tretë e zë Brazili me 4,717,991 të prekur, viktima janë 141,406 dhe 4,040,949 pacientë të shëruar. Kujtojmë se koronavirusi për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, ndërkohë që thuajse e gjithë bota po përballet me virusin vdekjeprurës.


Shtuar 27.09.2020 07:06