“Luftë” me RENEA-n në Vlorë, dalin pamjet e operacionit ku u plagos i shumëkërkuari (VIDEO)

Një aksion për kapjen e një të shumëkërkuari është kthyer në një “fushë-betejë” në Vlorë.

RENEA ka shkëmbyer zjarr me një të akuzuar në Hoshtimë të Vlorë për arrestimin e 47 vjeçarit të shumë kërkuar, Xhevahir Jonuzi.

Të lidhura

None found

Ai akuzohet për dy vrasje 20 vite më parë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

RENEA i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Abcneës.al mëson se Jonuzi është plagosur në kofshë dhe do të niset në drejtim të Tiranës për mjekim të specializuar.


Shtuar 18.01.2020 10:33