“Kufomat qëndrojnë në shtëpi për ditë me radhë”, 9 shqiptarë të vdekur në Itali nga koronavirusi

Gjendemi në një situatë kur e gjithë bota po përballet me luftën
ndaj pandemisë dhe kjo është një situatë alarmante.

Lidhur me këtë, ka folur dhe aktivistja për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve Sonila Alushi në një lidhje më “ABC e mëngjesit”,. Alushi jeton në Bergamo, një vend ku situata është edhe më e vështirë. Ajo ka treguar detaje sa të frikshme dhe të rëndësishme, duke na bërë të ditur që situata atje është shumë serioze.

Gjatë bisedës më Enkel Demin në një lidhje me “Skype”, ajo tha se në Itali kanë humbur jetën 9 shqiptarë edhe pse nuk u raportua.

Më tej ajo tha se edhe familja e saj u prek nga COVID-19 duke treguar me detaje mënyrën se si arriti të kontrollnte panikun dhe shmangur rrezikun.

“Sipas këshillave që morëm me mjekun e familjes mesa duket ishte koronavirus. Të gjithë u izoluam edhe pse nuk e kishim sigurinë. Kemi 28 ditë që nuk shihemi me vjerrin pasi është izoluar sepse rreziku i tij është më i madh, për shkak të problemeve të tjera shëndetësore”, tha Aushi.

Gjithashtu ajo foli për komunitetin shqiptar në Bergamo ndërsa theksoi se janë të izoluara. “Ditët e para nuk kishim informacion për të prekur me COVID-19, por deri tani janë konfirmuar 9 viktima. Dy janë në zonën e Bergamos, provincë, dhe disa të tjerë në Lombardi.

Sa i përket zotërisë 60 vjeç në kontakt që kam kam me të afërt mësohet se nuk ka qenë i prekur me sëmundje të tjera.

Një aspekt i rëndësishëm është se në rajonin e Lombardisë mesatarja e moshës është 47 vjeç, popullsia italiane konsiderohet e vjetër.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për familjen e saj dhe se po e kalon koronavirusin.

“Sëmundjen e kemi përjetuar në mënyra të ndryshme. Nuk u kurova me mjekime. Mora informacion nga mjeku. Në këtë moment që flasim jam në ditën e 20. Në rastin tim kam pasur dhimbje koke, temperaturë, rëndesën në kraharor e ndjeja, por në krahasim me të tjerët e mora vetën shumë shpejt. Në këtë moment Bergamo po humb një gjeneratë të tërë, flasim për moshën rreth 70 vjeç. Kam bërë mbi 10 telefonata për ngushëllime. Humbjet janë të përditshme, janë më shumë se numrat shqiptarë. Në disa raste ka vdekje në shtëpi dhe këto kufoma qëndrojnë në shtëpi edhe për ditë me radhë.

Na thonë që në këtë provincë po vdesin më shumë njerëz. Koronavirusi por vret më shumë. Tashmë vendi është një gjendje shoku, njerëzit nuk po e kuptojnë e jetëve.

Para tre ditësh fqinja na tha që kishte humbur bashkëshortin , dhe ne e morëm vesh nga ballkoni është vërtet e pabesueshme.

Gjithashtu përtej frikës apo panikun ka dhënë një mesazh të rëndësishëm, duke kërkuar qytetarëve që të përballen me realitetin. Por ajo theksoi që ky virus nuk duhet nënvlerësuar, zgjidhja më e mirë është të vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi, duke evituar sa më shumë numrin e vdekjeve. Jeta jonë varet nga tjetri dhe jeta e tjetrit varet nga e jona, duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Aushi.


Shtuar 25.03.2020 08:35