KSHZ publikon të dhënat e daljes në votime deri në orën 19:00

Deri në orën 19:00, gjithsej kanë votuar 830 370 qytetarë apo 45.77 për qind e votuesve.

Kreu i KSHZ-së, Oliver Derkovski theksoi se janë regjistruar disa parregullsi të vogla, të cilat sipas tij janë tejkaluar dhe procesi zgjedhor ka vazhduar pa pengesa.

Në Maqedoninë e Veriut votohen në gjashtë njësi zgjedhore dhe në secilin prej tyre zgjidhen nga 20 deputetë.

Qendrat e votimit do të mbyllen në orën 21.00.


Shtuar 15.07.2020 18:10