Koronavirusi merr një tjetër jetë nga bluzat e bardha

Farmacisti korçar, Romeo Zallemi ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus në moshën 85-vjeçare.

Zallemi u infektua 20 ditë më parë dhe ndodhej i shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës.

Prej më shumë se gjysëm shekulli farmacisti ju shërbeu me profesionalizëm dhe përkushtim pacientëve dhe bashkëqytetarëve të tij, për të cilët nuk u kursye deri çastet e fundit të jetës.

Ditën e djeshme, u regjistruan tre humbje të tjera jete teksa sot priten të dhënat ditore nga ministria.


Shtuar 17.09.2020 07:05